JOQ Albania
Home

Megaskandali me pronën në Tiranë/ Ish-pronari dhe gjyqtarët kërkojnë t’u shembin shtëpitë dhe të nxjerrin në qiell të hapur dy familje
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27/02/2019 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rast i paprecedentë është ky që JOQ Albania së fundmi ka zbuluar lidhur me pronën që gëzojnë dy familje në rrugën "Sami Frashëri", përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Tiranë.

Dy familjet Llapaj dhe Dervishi, prej 22 vitesh janë duke u sorollatur nëpër gjyqe, pasi pronën që e kanë blerë në 1993, por që kanë jetuar aty që prej 1953, po kërkon t’ua marri ish-pronari. Ish-pronarët, trashëgimtarë të familjes Rizai e kanë gëzuar këtë pasuri deri në vitin 1939, kohë kur prona u sekuestrua në favor të Mbretërisë Shqiptare.

Kryefamiljari i familjes Llapaj, për JOQ Albania ka shpjeguar se në 1993 e kanë blerë shtëpinë nga Enti i Banesave, bashkë me një metër katror tokë rreth e qark shtëpisë, ndërsa sot ish-pronarët kthehen me pretendimin për të ndërtuar aty.

Llapaj shprehet për JOQ Albania:

Këtë pronë e kemi blerë në vitin 1993 nga Enti i Banesave. Kemi blerë shtëpinë dhe tokën 1 metër rreth e përqark shtëpisë.
Kur ne e kemi blerë shtëpinë nuk na është thënë që do të vijë dikush dhe do të ndërtojë mbi shtëpinë tonë, por thjeshtë shtëpia është e jona me m2 e me të gjitha.
Në vitin 1997 kthimi i pronave i jep pronë, jo i kthen pronë një qytetari, që me dokumentet që paraqiten kjo tokë është e shtetit.
Në vitin 1939 prona është sekuestruar nga shteti shqiptar. Dosja e dalë nga sistemi dixhital që tregon sekuestron është marrë me të paguar, sepse nuk na e jepnin. Këtë sekuestro e kemi marrë tre herë e kemi kërkuar në Hipotekë, por pala tjetër linte një roje tek Hipoteka dhe këtë sekuestron, këtë datën 29.08.1939 nuk na e jepte.
Në këtë dokument shihet që ia ka marrë shteti në 1939."

Për të vërtetuar argumentet e tij kryefamiljari i familjes Llapaj ka cituar ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, në nenin 1, të së cilit thuhet:

Neni 1
Ky ligj u njeh ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e shtetëzuara, të shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala PAS DATËS 29 nëntor 1944 ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat dhe masat për kthimin apo kompensimin e tyre."

Ligji i kthimit dhe kompensimit të pronave e përjashton këtë kthim prone. Kjo është arsyeja e vërtetë për të cilin po ndodh konflikti me ish-trashëgimtarët.

Dy familjet Dervishi dhe Llapaj pretendojnë se gjyqtarët Hysni Demiraj, Gjin Gjoni, Elona Stavri, Zeqine Sollaku, Blerina Muça, Enkela Bajo, Kaçe Agolli, Asim Vokshi dhe kryetari i komisionit Lulzim Çollaku kanë dhënë vendime jo konform ligjit, ndërsa nuk përjashtojnë edhe mundësinë e ryshfeteve që mund të kenë marrë.

Sot familjeve Llapaj dhe Dervishi, OSHEE bashkë me pretenduesit kanë shkuar për t’u prerë dritat, por kanë hasur në rezistencë nga familjarët./ JOQ Albania

Në vijim materiale të tjera priten të publikohen nga redaksia e JOQ Albania, ku shihen qartazi shkeljet në vendimet e dhëna nga gjyqtarët.