JOQ Albania
Home

E gjithë familja Kardashian i bëri daljen, Kylie Jenner habit me veprimin ndaj mikeshës së ngushtë që shkoi me burrin e së motrës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/02/2019 12:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kardashianët janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas skandali të bujshëm kur Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e më të voglës së motrave Kardashian Kylie Jenner, shkoi me bashkëshortin e motrës të saj, Khloe Kardashian.

Pasi tradhtia u zbulua, Kylie dëboi nga shtëpia mikeshën e saj të ngushtë dhe u ndje tërësisht e prerë në besë.

Sipas burimeve, Jordyn dhe bashkëshorti i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, janë parë shumë të afërt gjatë një festë dhe e kanë kaluar natën në shtëpinë e tij.

Në mediat amerikane, shkruhet se pas ngjarjes Jordyn i ka dërguar një mesazh Khloes ku i ka shpjeguar arsyen pse ka qëndruar në shtëpinë e bashkëshortit të saj.

Për herë të parë në lidhje me këtë skandal ka reaguar vetë protagonistja Jordyn Woods.

Në një event ku prezantoi linjën e saj të re të qerpikëve falso ajo ka falenderuar të gjithë ata që e mbështesnin, megjithëse mbrëmja nuk shkoi aspak mirë pasi të ftuarit e braktisën.

Thuhet se modelja është e shkatërruar dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi ku është përpjekur të kontaktojë me motrat Kardashian për t’i kërkuar falje.

E gjithë familja Kardashian e kanë hequr nga “Following” yllin e basketbollit Tristan Thompson, përfshirë këtu edhe mikeshën e Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Kylie e ka hequr kunatin e saj, por jo mikeshën e ngushtë.

Me sa duket Kylie do t’i rregullojë marrëdhëniet me të, duke lënë pas historinë që ajo pati me kunatin e saj, burrin e së motrës Khloe.