JOQ Albania
Home

Ky është paralajmërimi vdekjeprurës që lidhet me zverdhjen e syve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/02/2019 1:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanceri në mushkëri është një ndër më të rrezikshmit që zakonisht zbulohet vetëm pasi është shpërndarë në organe tjera të trupit.

Edhe pse mund të shkaktojë një numër të madh të simptomash, një prej tyre mund të jetë edhe zverdhja e syve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, nëse vini re se sytë tuaj kanë filluar të marrin ngjyrë të verdhë, gjeja më e duhur do ishte që të shkoni të konsultoheni me një mjek.

Ata shpjegojnë se kjo është pjesë e sëmundjes së verdhëzës, e cila mund të jetë shenjë se kanceri i mushkërive është shpërndarë në mëlçi.

Zverdhja e syve shoqërohet zakonisht edhe me zverdhjen e lëkurës si dhe ngjyrën e pazakontë të urinës.