JOQ Albania
Home

E mërzitur nga paragjykimet, revoltohet keq moderatorja: Nëse je seksi të qujnë k**kë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/02/2019 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu, me anë të një postimi është munduar që të inkurajojë vajzat dhe gratë që të mos ua vënë veshin fjalëve të njerëzve.

Kjo pasi, sipas saj në çdo rast, si për mirë, si për keq, njërëzit do kenë një arsye për të folur dhe për të paragjykuar.

Duke treguar disa shembuj me radhë, ajo shpjegon në fund se pavarësisht atyre që na thonë të tjerët, rëndësi ka që ne të duam veten ashtu siç jemi.

Postimi i plotë:

Je shume e shendoshe si bullice, je shume e dobet si fije kashte, je shume llafazane ste mbyllet goja, je shume e mefshte, hape gojen! Je shume e gjate pa lezet, je shume e shkurter per te bere si e bukur . Je shume lyer, klloun. Je shume e lodhme si e semure, ver grim! Je shume egoiste vetem punon, je shume e pazonja, asnje pune s’di te besh. Je shume e ashper, shtrige. Je shume e bute, budallaqe, naive. Je shume seksi, kucke! Je shume e thjesht, e shtirur qe ben si engjell. Je shume e bere, plastike!!! Je shume natyrale, e shpifur, pse nuk i ben nder vetes, bej nderhyrje!!! Je shume….gjithmone per dike do jesh shume gjera, por zonja dhe zoterinj asgje nga keto nuk ka rendesi kur je SHUME TI! KUR JE SHUME TI, JE SHUME I/E MREKULLUESHME, rendesi ka te pelqesh dhe duash veten tende ashtu sic je, pjesa tjeter eshte thjesht keqardhje, qe dikush nuk ka guximin te jete SHUME VETVETJA SI TY!!! Keshtuqe keep on rocking."