JOQ Albania
Home

Ekskluzive/Lulzim Basha kapet mat duke “shmangur” taksat
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22/02/2019 19:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duhet pranuar se të gjithë ne rrudhim pak buzët në momentin kur pasi marrim të ardhurat tona mujore, kryesisht nga rroga, duhet që të paguajmë edhe tatimet dhe taksat përkatëse në shtet.

Sigurisht do të ishte shumë më mirë për të ardhurat tona neto, nëse nuk do të taksosheshim, por ja që jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Por kjo nuk do të thotë se nëse na jepet rasti për të mos paguar taksa, nuk duhet ta shfrytëzojmë mundësinë, sigurisht ligjërisht.

Dhe rasti më optimal është në aeroport në seksionin “DUTY FREE”, ku siç dihet aty mund të gjejmë produkte marke, me çmim më të lirë se në dyqane.

Me sa duket edhe vetë kreu i opozitës, Lulzim Basha, e praktikon këtë gjë, duke blerë në dyqanet “DUTY FREE” të cilat nuk aplikojnë taksa apo tatime mbi produktet që shesin.

Ai është fotografuar ditën e sotme rreth ores 15.30 në aeroportin “Nënë Tereza” duke u kthyer në Tiranë, ku në dorë i dallohet një qese me produkte të blera në një dyqan “DUTY FREE”. “Shmangia” e taksave është e ëmbël për të gjithë, e me sa duket edhe për Bashën./JOQ.al