JOQ Albania
Home

Samsung prezanton Galaxy S10E, modelin më të lirë të gjeneratës së re
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/02/2019 21:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkë me Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus, Samsung ka prezantuar gjatë mbrëmjes të së mërkurës edhe një version më të lirë.

I quajtur Galaxy S10E, ky është një version më i vogël në madhësi dhe vjen me një çmim pak më të përballueshëm nga të tjerët.

Me një ekran prej 5.8 inçësh, Galaxy S10E do të kushtojë rreth 661 euro.

Ky smartfon vjen me dy variante sa i përket hapësirës së ruajtjes. Një është i pajisur me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse, ose 8GB RAM dhe 256GB hapësirë ruajtjeje.

Galaxy S10E vjen edhe në ngjyrat: e zezë, rozë, blu dhe e bardhë.