JOQ Albania
Home

“Bëni diçka ju përgjërohem, mos e lini të vdesë”, familjarja bën apelin therës për 17-vjeçarin nga Korça
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 19/02/2019 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta është plot me sfida nga më të ndryshmet për njerëzit. Ndonjëherë disa prej tyre skamja ekonomike i gjunjëzon, sidomos kur përballen me probleme shëndetësore nga më të rëndat.

Dorjan Tahirllari është 17-vjeçari nga fshati Mollaj i Korçës. Dorjani është diagnostifikuar me tumor malinj. Ai e ka kryer një operacion, por në kontrollet e pasoperacionit rezultoi se ai ka një tumor tjetër në rruazat kurrizore dhe një në stomak.
Mjekët i kanë dhënë shpresë për të jetuar nëse ai kryen kimioterapitë të kombinuara me rrezet. Duhet përmendur gjithashtu se trajtimi kërkon një kohë të gjatë.

Familja e Dorjanit është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk i mbulon dot shpenzimet. Një familjare e Dorjanit i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku bën thirrje që shqiptarët të vënë dorën në zemër që t’i kthejnë buzëqeshjen 17-vjeçarit dhe familjes së tij.

Kontrolli i fundit, familjarëve u ka shkuar 3 mijë euro, prandaj edhe ata kërkojnë sadopak ndihmën tuaj.

Familjarja e Dorjanit shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Dorjani është 17 vjeç dhe është nga fshati Mollaj i Korçës. Ai është diagnostifikuar me tumor malinj. Dorjani e ka kryer një operacion, por edhe pas kontrolleve të operacionit, ka rezultuar se djali ka një tumor tjetër në rruazat kurrizore dhe një stomak.
Do t’ju bëja thirrje të gjithë shqiptarëve, kushdo që mundet, të vërë sadopak dorën në zemër për këtë fëmijë. Ndoshta shumë prej jush nuk munden, por nga pak t’i kthejmë buzëqeshjen Dorit të vogël dhe familjes së tij. Familja e Dorit është në gjendje të keqe ekonomike. Mos e lejojmë nënën e tij të tretet nga dhimbja për fëmijën, por t’i japim jetë Dorit dhe ta shpëtojmë.
Doktorët i kanë dhënë shpresë Dorit për të jetuar, por duhet të bëjë kimioterapi të ndërlidhura me goditjet me rreze. Vetëm kështu ai mund të shpëtojë dhe të jetë në gjendje normale pranë prindërve të tij. Dori tani është i shtruar në spitalin e Tiranës. Bëni diçka ju përgjërohem, mos e lini të humbasë jetën Dori. Kush ka mundësi ju lutem të ndihmoni në numrin e llogarisë në bankën Intesa San Paolo. Do lë edhe numrin e nënës së Dorjanit, të kontaktoni edhe vetë me të. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Kurrë mos ndodhtë diçka e keqe në familjet tuaja, por Zoti i ndriçoftë me shëndet jetët e familjarëve tuaj."

Numri i nënës së Dorjanit  069 52 73 438

Numri i llogarisë bankare në bankën Intesa San Paolo: AL54208410670000063535538001; për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Numri tjetër i llogarisë 63535538001 ; për të gjithë shqiptarët brenda Shqipërisë.