JOQ Albania
Home

“Sa nëna të pikëlluara ka lënë masakra e Çoles”, vajza nga Vlora ka një mesazh për “gjaknxehtët” e qytetit: Ju lutem…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/02/2019 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Masakrat që kanë ndodhur kohë pas kohe në qytetin e Vlorës kanë lënë pas shumë viktima, të plagosur, por kanë tmerruar edhe qytetarët.

Një vajzë nga qyteti i Vlorës ka një mesazh për të gjithë hakmarrësit, që po u marrin jetën kryesisht djemve të rinj.

Vajza u kërkon djemve gjakënxehtë që shpesh ua marrin jetën personave të tjerë edhe për motive të dobëta të tërhiqen nga hakmarrja, të mendojnë për nënat dhe dhimbjen që lënë pas.

Mesazhi i plotë i vajzës dërguar në JOQ Albania:

Pershendetje JOQ, jam nje vajze nga Vlora po shkruaj nisur nga fakti qe  jemi te tronditur per vrasjet qe po ndodhin zinxhir ne qytetin ton. Masakra e Çoles qe nga momenti qe u vran 3 persona nuk ka rreshtur se vazhduari me hakmarrje dhe vrasje pa fund.
Aq me teper qe po vriten çuna te rinj, pavaresisht hakmarrjes qe kane me njeri tjetrin kam nje thirrje per te bere tek gjith çunat e Vlores gjaknxehte qe nuk e falin gjakun dhe jo vetem vlonjatet por te gjithe ata qe kane gjith jeten para dhe mendojne per hakmarrjet dhe larjen e hesapeve, se Zoti  na fali vetem nje jete dhe ju keni gjith jeten  para per tu bere prind per te rritur femijet tuaj edhe per te vazhduar jeten te qete dhe me paqe, nese ju nuk e ndaloni gjakmarrjen qe keni nisur sdo gezoni as ndjenjen e te qenit prind as rritjen e femijeve tuaj.
Mendoni sa nena te pikelluara ka len masakra e Çoles dhe jo vetem Masakra e Çoles por vazhdimisht krijohen konflikte per motive te dobeta, a mendoni se iken jeta per nje fjale goje sepse ju çuna nuk terhiqeni, terhiquni qe te fitoni jeten qe ua dhuroj Zoti vetem nje here se te dyte nuk kemi.
Mendoni per veten kur niseni me gjaknxehtesi per te kryer nje akt qe do te kete pasoja te renda si per ju ashtu dhe per ate qe ju doni te hiqni qafe. Anonim te lutem."

Risjellim në vëmendje se jo më larg se ditën e djeshme një tjetër atentat, vijueshmëri e "Masakrës së Çoles", u mori jetën dy personave, ndërsa la të plagosur një tjetër, që dyshohet se ishte viktima e atentatit.