JOQ Albania
Home

Ky është pluhuri “magjik” që mund të bëjë mrekullira për trurin dhe kujtesën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/02/2019 22:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afatshkurtër.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në revistën ‘Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition’. Veçse ka vlera të mëdha kuruese, shafrani përdoret shpesh në kuzhinën tradicionale aziatike.

Në studimin e kryer morën pjesë të rritur mbi moshën 60-vjeçare të cilët kishin shfaqur probleme me kujtesën si pasojë e diabetit.

Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët zbuluan se pluhuri “magjik” u kishte përmirësuar ndjeshëm kujtesën pacientëve që morën pjesë në eksperiment.

Memoria e punës njihet si një nga pjesët më të rëndësishme të shëndetit mendor, e cila është e rëndësishme për aftësi kognitive, siç janë planifikimi, zgjidhja e problemeve, etj.