JOQ Albania
Home

Makina përmbyset në autostradë, shoferja nxirret nga policia
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/02/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident është regjistruar pak më parë në autostradën Kavajë- Durrës, në vendin e quajtur Mali i Robit.

Nga foto dhe video e ardhur në redaksinë e JOQ Albania shihet se makina është përmbysur në kahun e shoferit.

Qytetari bën me dije se në makinë ka qenë një grua, e cila është nxjerrë nga policia, por nuk dihet gjendja e saj.

Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.