JOQ Albania
Home

Përçahet opozita?/ Basha propozon djegie mandatesh, ja çfarë thoshte dikur Kryemadhi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/02/2019 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme kryetari i opozitës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediet i ka propozuar grupit parlamentar dhe forumeve djegien e mandateve.

Basha është shprehur se protesta e ditës së djeshme provoi se shqiptarët janë të inatosur me këtë mazhorancë dhe qeverisje të vendit nga Rama edhe se nuk është koha për fjalë, por për vepra.

Në fakt Basha doli dhe propozoi djegien e mandateve, por nuk dihet nëse kjo që ai deklaroi ishte e mirëmenduar edhe nga grupi i aleatëve opozitarë, duke përfshirë këtu edhe LSI-në, me kryetare Monika Kryemadhin.

Dikur në deklaratat e saj Kryemadhi është shfaqur kundër djegies së mandateve, alternativë e prezantuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ajo shprehej:

Populli janë të mirët, Parlamenti i Edi Ramës me kriminelët duhen larguar. Ne nuk do të ndalemi. Rama burgon njerëz që skano bukë të hanë dhe mbron trafikantët. Këtu nuk është problemi të djegim mandatet, por është momenti të djegin mandatet trafikantët. Ne do t’i drejtohemi qytetarëve.”

Por sot shqiptarët nuk e dinë cili është qëndrimi i LSI-së dhe Kryemadhit.

Pak minuta më parë në një dalje për mediet, kryetarja e LSI-së, deklaroi se Rama nuk ka parë gjë akoma, por nuk u shpreh pro djegies së mandateve. Shqiptarët po presin të shohin opozitën e bashkuar dhe propozimet e tyre, por në fakt kjo nuk po duket.

Mos ndoshta opozita është duke u përçarë?

Gjithashtu risjellim në vëmendje se kundër djegies së mandateve ka qenë edhe deputetja Grida Duma, por edhe vetë kryetari Lulzim Basha.