JOQ Albania
Home

“Zoti i ruajt të gjithë”/ Në kushte skandaloze, publikohen pamjet se si punojnë minatorët e Bulqizës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/02/2019 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreziku është gjithmonë evident për minatorët që mundohen të nxjerrin bukën e gojës në minierat e Bulqizës.

Pa e marrë parasysh rrezikun ata mundohen që t’i sigurojnë një jetesë të mirë familjes së tyre, por për ta nuk mendon askush.

Statusi i minatorit i shumëkërkuar nga minatorët ende nuk është miratuar, ndërsa shpesh në media publikohen raste vdekjesh në miniera, ku rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë.

Mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa video, ku shihet se si punojnë minatorët.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ.
Nuk dua te bej roman per kto pamje, se gjithcka flitet vet.
Vec dua te them Zoti, I ruajt gjith MINATORT E BULQIZES.
Respekte per kta herojnt e gurit te zi..🙏 tani flisni sa te doni✋"

Ndonëse këto pamje janë bërë para një viti, nuk kanë nevojë për koment, por mirënjohje për minatorët dhe punën e tyre./ JOQ Albania