JOQ Albania
Home

Pasi të lexoni këtë artikull nuk do ta përdorni më kurrë sapunin e lëngshëm në banjot publike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/02/2019 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këshilla bazike e të gjitha kohërave është: Laj duart pasi të kesh shkuar në tualet!

Por, sipas një studimi të fundit, rezulton që edhe me larjen e duarve ekspozoheni ndaj baktereve të rrezikshme.

Dr Charles Gerba, një specialist i mikrobeve dhe profesor në Universitetin e Arizonës, sugjeron se mbajtësit e sapunëve të lëngshëm mund të fshehin brenda tyre baktere të rrezikshme.

Dr. Gerba testoi pjesën e brendshme të “kontenjerëve” të sapunit të lëngshëm në tualetet publike të 296 qendrave ushqimore dhe rezultati ishte i frikshëm.

Ai zbuloi se 15% e mbajtësve të testuar rezultuan pozitivë për bakteret e dëmshme, duke përfshirë edhe ato që u rezistojnë antibiotikëve si E. coli dhe salmonela.

Ekipi gjeti gjeti klebsiella oxytoca, një super bakter që sulmon lëkurën dhe mishin dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Kjo do të thotë se një agjent antimikrobik si sapuni i lëngshëm nuk ofron mbrojtjen e duhur kundër baktereve super të rrezikshme. JOQ Albania