JOQ Albania
Home

Vuante nga depresioni dhe prej 3 ditësh ka humbur, familjarët: Është parë tek 21-shi në Tiranë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2019 10:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre ditë më parë Edlir Bardhoshi ka humbur kontaktet me familjen.

Familjarët e tij kanë pohuar se Edliri ka kaluar në gjendje depresione 5 vite më parë, ishte shtruar në spitalin e Shkodrës dhe diagnostikohej me skizofreni.

Ata thonë se 32-vjeçari ishte një person i qetë dhe jo agresiv, madje ishte ndihmë edhe për familjarët e tjerë.

Por pas apelit në media, dyshohet se Edlirin e kanë parë në Tiranë, në zonën e 21 Dhjetorit dhe familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të kontaktojnë me familjarët sapo ta shohin.

Ata kanë vënë në dispozicion dy numra kontakti 0676472397 dhe 0682362407.

Kur Edliri ka humbur kontaktet me familjen nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vet.

Ai u ka thënë familjarëve se do të dilte, por pa treguar destinacion. Atë ditë ka pasur të veshur bluzë sportive me kapuç, ngjyrë blu të errët, xhinse blu dhe atlete të zeza. Edliri është një djalë shtatlartë, i cili binte në sy menjëherë, flokët biond dhe sytë kafe.