JOQ Albania
Home

Së shpejti prezantohet zyrtarisht Galaxy S10, kompania jep lajmin e mirë për fanatikët e Samsung
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/02/2019 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri më sot, në rrjet kanë “rrjedhur” foto të shumta të gjeneratës së re, Galaxy S10, por gjiganti koreano-jugor i teknologjisë nuk i ka prezantuar ende zyrtarisht pajisjet e reja.

Sipas raportimeve të fundit, Galaxy S10 nga Samsung pritet që të vijë në modele të ndryshme dhe përmasa të ndryshme.

E ndërsa afrohet data 20 shkurt kur do të mbahet edhe eventi “Unpacked”, kompania ka njoftuar blerësit se tashmë mund të fillojnë të rezervojnë smartfonin e tyre para publikimit zyrtar.

Detajet e para-porositjes janë listuar në faqen zyrtare të Samsung në internet, ndërsa kompania u ka premtuar blerësve 550 dollarë ulje.

Shpërndarja e pajisjeve do në nisë pas 8 marsit. JOQ Albania