JOQ Albania
Home

“Kanalet janë mbushur me mbetjet e lopëve të therura, vjen era kërmë”, kjo katastrofë ndodh në Lushnje
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 13/02/2019 19:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri njerëzit nuk kujdesen shumë për ambientin ku ata jetojnë. Ndonjëherë nga nxitimi, pakujdesia apo dhe me dashje, shqiptarët vazhdojnë ta ndotin edhe më shumë ambientin ku ata vetë jetojnë. Ndërgjegjësimi nuk është term i fuqishëm në koshiencën tonë mesa duket.

Një denoncim ka ardhur në redaksinë JOQ Albania, nga një banor i fshatit Çermë-Sektor i Lushnjes.

Banori ka dërguar dy video, ku tregohen mbetjet e mishit të lopëve të therura. Lopët theren nga banorët dhe mbetjet e tyre hidhen nëpër kanale. Njjë pisllëk ka pushtuar kanalet, ku rrezikohet që kështu të përhapen edhe sëmundje. Janë njerëzit ata që nuk kujdesen për ambientin e tyre, e më pas ankohen se sëmundje nga më të ndryshmet janë përhapur.

Ky fenomen nuk ndodh në ndonjë shtet të botës, ndaj populli shqiptar duhet të ndërgjegjësohet dhe të kujdeset sa më shumë për ambientinn ku ata vetë jetojnë.

Denoncimi i banorit:

Një katastrofë e madhe, theren lopë dhe hidhen të mbeturat e lopëve nëpër kanale, një pisllëk i paparë, sëmundje. Kur do bëhemi njëherë njerëz ne shqiptarët. Boo çfarë ere."