JOQ Albania
Home

“Dikush ka fituar tenderin miliona lekësh?” Fëmijët detyrohen të ndërrojnë shkollën në mes të dimrit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/02/2019 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambientet e shkollave shpesh janë bërë problem për nxënësit dhe prindërit e tyre, kjo sepse nuk sigurohet shkollimi normal i fëmijëve.

Së fundmi rikonstruksionit do t’i nënshtrohet edhe shkolla "Gustav Majer".

Por rikonstruksioni i shkollës është bërë problem për një prind, i cili në një mesazh dërguar në redaksinë e JOQ Albania ka ngritur dyshime se ndërhyrjet në mes të sezonit, duke transferuar nxënësit në shkolla të tjera, bëhen për qëllime përfitimi personal.

Më poshtë mesazhi i plotë i qytetarit:  

Pershendetje jeta osh qef.
Jam nje prind i dy femijeve te cilet mesojne tek shkolla "Gustav Majer" ne tirane. Si papritur sot na bejne me dije se per arsye rikonstruksioni te shkolles, femijet do te dergohen ne shkolla te tjera derisa ky rikonstruksion te mbaroje. A nuk eshte nje turp i madh ky te levizesh te gjithe femijet e nje shkolle sepse do behet rikonstruksion ne mes te sezonit? A nuk i del e gjithe periudha verore ketyre zoterinjve per ta bere nje gje te tille? Apo dikush ka fituar tenderin miliona lekesh dhe duhet patjeter per te perfituar?? Turp i madh. Ju lutem beni ju dicka sepse drejtesia ka mare fund ne kete vend. Flm"