JOQ Albania
Home

Kosova sërish në probleme, nis mbledhja urgjente e liderëve pas kushtëzimeve të Amerikës
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/02/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një takim urgjent është thirrur sot nga ora 12:00, ku do të mblidhen sërish liderët e vendit.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nga ora 12:00 në zyrën e të parit të Kuvendit të Kosovës, transmeton JOQ Kosova.

Kurse pjesëmarrës në këtë takim do të jenë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këtë takim është ftuar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është edhe bashkëkryenegociator, mirëpo ai është jashtë vendit.

Tema e takimit do të jenë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, me theks të veçantë do të jenë sanksionet amerikane që i kanë vënë Qeverisë së Kosovës.