JOQ Albania
Home

“Jeta nuk është aq e bukur sa në Instagram”, Françeska Jaçe habit me përgjigjen kur e pyesin për jetën që bën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/02/2019 11:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Françeska Jaçe është ndër modelet shqiptare, e cila shpesh herë vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram, ose për shkak të deklaratave që jep.

Së fundmi një nga ndjekëse e ka pyetur Françeskën në Instastoryn e saj se si a del të bëjë një jetë luksi.

Pyetja e ndjekës ishte kjo:

Si ja del e dashur të bësh këtë jetë luksi duke filluar nga rrobat makinat?”

Më pas Françeska është përgjigjur se jeta nuk është aq e bukur sa duket në Instagram, pasi aty postohen vetëm momente të jetës. Po ashtu, për çudinë e të gjithëve modelja ka thënë se nuk shpenzon shumë, pasi ha vetëm njëherë në ditë.

Përgjigja e saj e plotë:

Jeta nuk është dhe aq e bukur dhe e thjeshtë siç duket në instagram pasi aty postohen veç disa fragmente të jetës tënde unë dhe familja ime gjithmonë kemi punuar studiuar dhe ëndërruar kështu ja dal E Dashur! Plus un një herë në ditë ha nuk shpenzoj shumë.”