JOQ Albania
Home

Gjejnë vdekjen tragjikisht dy të rinjtë shqiptarë në Belgjikë, u përpinë nga flakët në banesë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/02/2019 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen tragjikisht në Dilbeek të Belgjikës të premten pas një zjarri në një ndërtesë e ndarë në tri banesa.

Ata janë identifikuar si Pelivan Hysaj, 24 vjeç me origjinë nga Berati dhe Vendik Pirushi, 23 vjeç nga Durrësi.

Shqiptarë kanë mbetur të djegur me dëmtime të rënda dhe nuk kanë mundur t’u bëjnë ballë plagëve të marra.

Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan nga flakët.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Të afërm të viktimave bëjnë me dije për JOQ Albania se babai i Pelivanit që mbeti viktimë nga zjarri është i sëmurë me tumor në tru dhe familja bën apel për rikthimin sa më të shpejtë të 23-vjeçarit në atdhe.

Ata shkruajnë:

JOQ, babi i tij  eshte i semure me tumor ne tru. Shpresoj ta sjellin sa me shpejt ne Berat. Flm nqs e merrni si te arsyeshme kerkesen time. Ju lutem shum kush jeton ne Bruksel te n’a ndihmoj keto d’y familje per me kthy trupat sa me par ne shqiperi. Kush te ket mundesi mund te n’a ndihmoj me sado pak nr llogarie : 5305 5805 4693 7469 😥😥 dhe ky esht nr qe mund te kontaktoni nqs se Vertet e ndieni me ndihmu +32465948677 😥”