JOQ Albania
Home

8 vjeçin nga Kosova e lëndojnë në fytyrë qentë endacak
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/02/2019 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fëmijë 8 vjeç nga Vushtrria e ka pësuar keq para netësh nga qentë e rrugës.

Ai është sulmuar në fytyrë teksa po luante me shokët në rrugën “Kadri Dushi”, tek varrezat e qytetit të Vushtrrisë, raporton JOQ Kosova.

Nëna e fëmijës e ka konfirmuar për media se djali ishte afër shtëpisë, duke shtuar se jetën ia shpëtuan shokët.

“Djali u kon në sokak tu lujt edhe ju ka gjujt qeni përmi e ka hangër në faqe”, ka treguar nëna e tij.

Nëna po ashtu ka thënë se kjo nuk është hera e parë që kanë probleme me qentë endacak në Vushtrri.

Për këtë rast është deklaruar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka shprehur keqardhje.