JOQ Albania
Home

Marrin kënaqësi nga marrëdhëniet intime me të mitur, ky është vendi me numrin më të madh të maniakëve
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10/02/2019 21:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh opinioni publik në Shqipëri dhe në Kosovë është tronditur për shkak të përdhunimeve të vajzave të mitura. Kujtojmë këtu rastin e 13-vjeçares nga Kavaja dhe atë të vajzës së mitur në Drenas të Kosvës, e cila fillimisht u përdhunua nga mësuesi i saj dhe më pas nga oficeri i policisë.

Edhe në Sierra Leone përdhunimet ashtu, si në Shqipëri janë kthyer në një problem madhor.

Në këtë shtet është shpallur gjendja e emergjencës kombëtare për shkak të përhapjes së dhunës seksuale dhe përdhunimeve në vend.

Presidenti Julius Maada Bio ka deklaruar se kush përdhunon të miturit do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndërsa sipas mediave në këtë vend shumica e meshkujve janë cilësuar si makiakë seksual që marrin kënaqësi kur kryejnë marrëdhënie intime me të mitur.