JOQ Albania
Home

Nuk e linte për ta puthur/ Mbesa e vogël-gjyshit: Mos abuzo me nënën, ti e mundon shumë!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 18:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nipërit dhe mbesat janë dashuritë më të mëdha për një gjysh e një gjyshe. Ata bëjnë çdo gjë që të vegjlit e tyre t’u plotësohet çdo dëshirë që kanë. Por edhe nipërit e mbesat kanë një dashuri të madhe për prindërit e prindërve të tyre, edhe pse ndonjëherë më shumë mund të duam gjyshen ose gjyshin.

Edhe tek emisioni "E diela shqiptare",vajza e vogël me emrin Orkida ka pikë të dobët gjyshen dhe e ka shprehur publikisht.

Luvja është mbesa e madhe e dy gjyshërve që u ftuan në studio. Ajo ka marrë me vete edhe Orkiden që t’i thotë para të gjithëve se gjyshi e do shumë gjyshen dhe kurrsesi nuk ka abuzuar ndonjëherë me të.

Luvja shprehet:

Kam ardhur sepse kam një konflikt interesi me dikë dhe arsyeja është gjyshi. Duke qenë se unë kam qenë mbesa e parë edhe gjyshi gjithmonë ka qenë shumë i dhënë pas meje, gjithmonë për gjithçka, përdor kryefjalën Luvja. Gjithashtu edhe unë e kam pikë të dobët dhe një nga arsyet që e kam edhe më shumë pikë të dobët është sepse nuk është shumë mirë nga ana fizike.
Kushërira ime e vogël (vajza e tezes), 10-vjeçe, Orkida, nuk e ka puthur asnjëherë gjyshin dhe gjithmonë del kundër tij, sepse mendon se ai abuzon me gjyshen. Mund ta puthë kur e imponon dikush. Nuk mund të ndodhë asnjëherë që ajo të shkojë dhe ta puthë gjyshin dhe t’i thotë sa shumë e do. Gjyshi, duke qenë se ka probleme i kërkon gjyshes ujë, apo ta ndihmojë të ngrihet të ecë dhe sipas Orkidës ky është abuzim, sepse duhet t’i bëjë gjërat vetë.”

Luvja tregon se gjyshi nuk do që bashkëshortja t’i largohet në asnjë moment. Ata janë njohur me dashuri, por për një periudhë kanë jetuar larg njëri-tjetrit, pasi ai jetonte në emigrim.
Luvja tregon gjithashtu se historia e tyre e dashurisë është si nëpër filma. Ata u arratisën sëbashku.

Ajo shton:

Gjyshi me nënën janë njohur jo rastësisht mund të themi, sepse një ditë kur gjyshi kishte shkuar tek motra e tij, atë ditë takon gjyshen pasi kishte shkuar në dyqan. Por gjyshja nuk shkoi vetë, atë ditë motra e gjyshit i kërkoi asaj të shkonte në dyqan.
Dhe kur hyri atje, pati një dashuri me shikim të parë, në atë çast mes tyre pati shkëndija.”

Fjalët që Luvja i thotë Orkidas:

Kidushe e di që u habite që më pe këtu, por kam ardhur sepse dua të të them disa gjëra. Janë gjëra që zihemi sa herë që ne takohemi, për shembull ndoshta do bëje mirë të paktën ta puthje njëherë gjyshin dhe të silleshe pak më mirë me të. Por edhe diçka tjetër, ti sa herë që të shkruaj detyrat dhe të ndihmoj, me nis mesazhe që të kam xhan edhe pse më ke lënë pak mënjanë. Unë nuk të le asnjëherë mënjane, ti je motra ime."

Orkida shprehet:

Unë do e le gjyshin të më puthë, por vetëm me dy kushte: Që të mos e lodhë shumë nënën është kushti i parë, kurse tek i dyti dua të më tregojë se kë do më shumë nga mbesat.”

Sipas Orkidës, gjyshi e lodh shumë nënën dhe nuk e le të qetësohet, ose e do gjithmonë pas vetes. “Ajo nuk më është ankuar, por e kam parë vetë që lodhet”, tregon e vogla.