JOQ Albania
Home

Dy vajza pa shumë pretendime që u bënë ministre! Sa ngjajnë nga bëmat…
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Themie Thomai, ish- ministrja e Bujqësisë për 13 vite në kohën e diktaturës komuniste po përmendet për ngjashmërinë që ka me Elisa Spiropalin. Një shkrim është publikuar te Boldnews, ku bën një krahasim mes Thomait dhe Spiropalit.

Të dyja kanë qenë pa pretendime dhe në mënyrë të papritur u bënë ministre. Thomai e mbajti për 13 vite postin e ministres së Bujqësisë, ndërsa Spiropali është emëruar para pak kohësh Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Si Thomai edhe Spiropali u emëruan në postet e tyre në mënyrë të beftë, ndaj edhe ngjashmëritë mes tyre janë vërtet të mëdha, edhe pse e para vjen nga zonat e Lushnjes, Spiropali është nga qyteti Juglindor i Ersekës.

Ajo erdhi nga fshati. Në fillim ishte punëtore e thjeshtë, më pas u bë kryetare e kooperativës. Ra në sy për “realizim plani”, më pas Partia e mori dhe i dha postin e Ministres së Bujqësisë. Themie quhet, mbiemrin dhe karrierën është e lehtë për t’i gjetur…

E dyta ishte një vajzë pa shumë pretendime. Bashkë me Lali Erin futën duart te Organizata “Mjaft”. Partia e Rilindjes e mori dhe e i dha postin e Drejtoreshës së Përgjithshme e Doganave, la një gropë të zezë në kontrabandën masive në vend dhe për këto “merita të veçanta”, e bënë edhe Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Elisa quhet, mbiemrin dhe bëmat e saj i dinë të gjithë…