JOQ Albania
Home

Banorët e Urës Vajgurore në protestë, hedhin në mes të rrugës produktet që nuk po i shesin dot
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 16:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Urës Vajgurore kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj taksave të larta, subvencionet e fermerëve dhe çmimit të lartë të karburantit. Pritet që protetës së sotme të banorëve në Urën Vajgurore ti bashkohet edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit prej ditësh ka nisur turin e tij nëpër qytete të ndryshme të vendit duke i ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit por edhe duke i njohur ata me programin dhe platformën e partisë që ai drejton.

Protesta po zhvillohet në Urën e Kuçit, në ndarjen e Beratit me Lushnjen.

Disa qindra fermerë kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre në shenjë revolte, mbi atë që po ndodh me prodhimin vendas që kalbet për shkak se nuk mund të arrijë te konsumatori.