JOQ Albania
Home

Prej kohësh e tallin për puçrrat në fytyrë, modelja e njohur: Kam qarë për ditë të tëra!
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/02/2019 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kendall Jenner mund të jetë një nga modelet më të mira të momentit, por kjo nuk do të thotë se ajo mund të shpëtojë nga problemet e përditshme të një vajze.

Vetëm pak kohë më parë, në një postim të gjatë dhe të sinqertë në llogarinë  saj në Instagram, Jenner rrëfeu pasiguritë që ajo ka me veten dhe talljet që i janë bërë.

Problemi i vajzës, që duket sikur jeta i shkon fjollë, janë aknet. Qëkur ishte adoleshente modelja ka pasur probleme me lëkurën dhe, sipas saj, aknet shoqërohen edhe me personat që të tallin për to.

Në postimin e saj, Kendall tregon se problemi me puçrrat e ka bërë që shpesh të ndihet në ankth, të pashpresë dhe të pasigurt.

Ajo madje tregon që ka qarë me ditë të tëra për shkak se ndjekësit ia vinin shpesh në dukje me komentet e tyre fyese.

Super modelja tregon:

Ndërsa ka probleme shumë më të mëdha që po ndodhin në botë, pasja e puçrrave në fytyre për mua ishte shkatërruese…I kam pasur qëkur isha adoleshente dhe më kanë bërë të ndihem e pasigurt, e pa shpresë dhe të kem ankth. Ne e kurojmë jetën tonë në internet dhe zgjedhim momentet e bukura për t’i postuar. Dua t’i tregoj brezit të ri se jo çdo gjë është e përsosur. Unë kam qarë pa fund, me ditë të tëra, për shkak të gjërave që njerëzit më kanë thënë. Unë nuk jam mbinjerëzore, gjërat që njerëzit më thonë drejtpërdrejt apo në Internet më lëndojnë shumë..”

Jenner ka postuar një foto të sajën pa grim, me shpresën që të inkurajojë dialogun dhe pozitivitetin rreth gjendjeve të lëkurës. JOQ Albania