JOQ Albania
Home

“Pusho në paqe Engjëll i vogël”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/01/2019 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas 13 ditëve kërkimi, minatorët kanë mundur të lokalizojnë trupin e pajetë të Julen Rosello-s, i cili u rrëzua në një pus të thatë më 13 janar.

Edhe pse nga vogëlushi nuk kishte pasur kurrë shenja jete, prindërit dhe, të gjithë ata që e ndoqën rastin po shpresonin për një mrekulli.

Por, pas një pune të pandërprerë nën tokë, minatorët u dhanë prindërve lajmin e hidhur se fëmija nuk kishte mbijetuar.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyvjeçari mund të ketë humbur jetën që ditën e parë kur u rrëzua, pas pusi ishte rreth 100 metra i thellë dhe i vogli bëri një rënie të lirë për 75 metra.

Pasi u mor vesh lajmi i hidhur, njerëz nga e gjithë bota i janë drejtuar rrjetit për t’i shprehur ngushëllime familjes.

Në mënyrë masive janë shpërndarë edhe karikatura që tregojnë Julen-in, në fund të pusit bashkë me një engjëll që e mbron.

Edhe pse shpresat ishin të pakta, babai i fëmijës ishte shprehur gjatë kërkimeve:

Ka akoma shpresë. Ne kemi një engjëll mbrojtës dhe ai po kujdeset për Julen-in.”

Të shumtë janë ata që tashmë thonë se vogëlushi është duke përqafuar vëllain e tij të madh, që u nda nga jeta kur ishte vetëm3-vjeç, pas problemeve me zemrën. JOQ Albania