JOQ Albania
Home

Balerini bën deklaratën e rëndë: Michael Jackson më përdhunoi për 7 vite rresht!
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/01/2019 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një dokumentar që do të transmetohet së shpejti, balerini Wade Robson ka rrëfyer se Michael Jackson e ka përdhunur për 7 vite me radhë.

Dokumentari, “Leaving Neverland” do t’i kushtojë vëmendje akuzave për sulme seksuale dhe abuzime të bëra kundër mbretit të popit.

Wade Robson është i njohur për shumë njerëz si personi që thuhet se u fut mes Britney Spears dhe Justin Timberlake, dhe e frymëzoi këtë të fundit për të shkruar këngën e ndarjes, “Cry Me A River”.

Balerini australian pretendon se ai është përdhunuar nga Jackson duke nisur që kur ai ishte 14-vjeç. Ndërkohë, familja e këngëtarit e ka quajtur balerinin si një artist mashtrues. JOQ Albania