JOQ Albania
Home

Bjonde mbi motor, Linda Rei habit fansat me foton e 10 viteve më parë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17/01/2019 7:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

10 years challenge është sfida më e re midis përdoruesve të Instagram, të cilët sfidojnë veten nëse kanë guxim që të postojnë një foto të tyren 10 vite më parë, duke e krahasuar me një foto të tanishmen ku epoka dixhitale sa vjen e perfeksionohet.

Linda Rei është një prej personazheve më të komentuara të mediave rozë, për shkak të jetës së saj personale dhe profesionale.

Ajo vazhdon të komentohet shumë në rrjetet sociale për fotot e nxehta që poston dhe sigurisht që nuk kishte si i bënte bisht kësaj sfide.

Në foton e 10 viteve më parë që ajo ka ndarë me fansat, duket bjonde, pa disa operacione plastike në fytyrë dhe e veshur ekstravagante, stil ky që e ka ruajtur edhe në ditët e sotme.