JOQ Albania
Home

Pasi Kosova i vendosi taksë 100%, Turqia ia heqë krejtësisht taksën Serbisë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/01/2019 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë.

Kësisoj, kjo do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve, pikërisht në kohën kur Serbia po ballafaqohet me sanksione doganore nga Kosova.

Pas raportimit nëpër mediat serbe, edhe Beogradi zyrtar ka konfirmuar lajmin rreth taksës 0%, raporton JOQ Kosova.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç, ka folur rreth marrëveshjes që, sipas tij, do t’i sjellë të mira shteteve përkatëse.

“Presim që marrëveshja të jetë një nxitje e fuqishme për të rritur eksportet në Turqi dhe për të zgjeruar volumin e tregtisë mes dy vendeve, e cila për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej një miliard eurosh”, është shprehur numri dy i qeverisë serbe.

Ndryshe, kosovarët e konsiderojnë Turqinë si vend mik për shkak të përkatësisë fetare, mirëpo shteti turk nuk është treguar korrekt me Kosovën, pasi me Serbinë ka vendosur dhe po vazhdon ta rris bashkëpunimin ekonomik./JOQ Kosova.