JOQ Albania
Home

“Manchester City mund të përjashtohet nga Champions League”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 11:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një problem i ri ka dalë në skenë për Manchester Cityn.

Siç dihet prej kohësh, klubi i njohur anglez ka probleme sa i përket Fair-playt financiar.

Tani situata duket më serioze se kurrë.

Kjo për faktin që drejtuesit e klubit nuk kanë mundur të rregullojnë bilancet e tyre mund të sjellë përjashtimin nga kompeticionet europiane.

Gazeta belge “Sport and Strategy” ka raportuar se ekipi i “qytetarëve” rrezikon përjashtimin nga Champions League.

Një gjë e tillë është bërë publike dhe nga Ives Leterme, drejtori i komitetit të kontrollit financiar të UEFA-s.

Ai shprehet:

Nëse akuzat do të konfirmohen, problemi do të ishte serioz. Po, mund të ketë dhe sanksionime të rënda, si përjashtimi nga kompeticionet europiane”.