JOQ Albania
Home

Rama e do me patjetër Cakajn ministër, Meta: S’ka fuqi në botë që mund të më bëjë shantazh
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 9:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të Punëve të Jashtme ka sjellë, jo pak përplasje midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Rama reagoi, pas mosdekretimit të Cakajt duke e cilësuar veprimin e Metës si antikushtetues. Por nuk ka munduar as reagimi i Metës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se nuk ka fuqi në botë që mund ti bëjë presion  e shantazh presidentit.

Po në këtë postim Meta ka shkruar se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit.

Postimi i plotë:

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

Kujtojmë këtu, se edhe pse nuk e dekretua ditën e djeshme si ministër, kryeministri Edi Rama e prezantoi si ministër të Punëve të Jashtme Gent Cakaj gjatë një takimi.