JOQ Albania
Home

“Kush je ti o pederast?”, polici kap për fyti dhe përplas pas xhami studentin brenda Fakultetit Ekonomik
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/01/2019 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Maqedoni para 3 vitesh studentët okupuan për muaj me radhë korpusin universitar për kërkesa shumë më elementare se sa këto të sotshmet nga studentët shqiptarë dhe në Maqedoni për asnjë moment policia nuk ka hyrë brenda ambienteve universitare.

Në Shqipëri është dita e dytë që studentët kanë zgjedhur këtë formë proteste dhe Policia e Shtetit dhe ajo private është sulur mbi studentët brenda fakulteteve.

Dhunë është parë në Fakultetin Juridik dhe Ekonomik. E pikërisht nga ky i fundit në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shfaqet dhuna e paprecedentë e dy efektivëve të Policisë së Shtetit ndaj një studenti të ekonomikut.

Policët kapin për fyti studentin, e quajnë pederast dhe e përplasin tek xhami që gjendet brenda fakultetit!

I tmerrshëm mbetet fakti që askush nuk e di kush ka urdhëruar Policinë të hyjë brenda fakultetit, sepse me ligj një gjë e tillë nuk lejohet pasi institucionet e arsimit të lartë janë të paprekshme.

Video e dhunës:

Ligji citon:

Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në raste e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.”

Kujtojmë që në një prononcim për Faxweb, zv.Dekani i fakultetit Ekonomik dhe administratori i fakultetit janë shprehur se nuk kanë dijeni se kush ka urdhëruar që policia të hyjë brenda për të dhunuar studentët.

Qëkur protesta është bërë e paligjshme në Shqipëri?

  Polici që dhunon studentin, foto e postuar nga stutendët.

JOQ Albania