JOQ Albania
Home

Jepet alarmi, shënohen raste e para me fruth në Shqipëri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 8:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Maqedonisë  raste me fruth janë regjistruar  edhe në vendin tonë. Deri më tani janë regjistruar 9 raste me fruth brenda harkut kohor të një jave.

Mësohet se  shtyrja në kohë e vaksinës “MMR” që bëhet te bebet një vjeç, apo refuzimi i saj, kanë bërë që në vendin tonë të ketë raste me fruth.

Kujtojmë këtu se vendi ynë renditet në vendin e 6 në Europë për nga numri i të prekurve nga fruthi.

Viti e kaluar u regjistruan 1.376 raste. Të prekurit nga fruthi janë kryesisht nga Tirana dhe janë fëmijë të moshës nën 2 vjeç.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik dhënë alarmin se rastet mund të shtohen dhe se kjo vaksinë të bëhet që kur bebet mbushin 9 muaj, pasi është vënë re një rënie e imunitetit që transmetohet nga nëna te bebja.