JOQ Albania
Home

E hoqi qafe në mënyrë makabre, ky burrë u hoq si gruaja e tij për 1 vit pasi e eliminoi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/01/2019 8:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Floridas beson se një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas prindërit e saj, brenda një periudhe kohore 1-vjeçare.

Jamie Ivancic është viktima 21-vjeçare, e cila bisedo në telefon për herë të fundit me të motrën më 25 janar 2018.

Pas asaj telefonate, familja e viktimës nuk pati më asnjë kontakt me të.

Policia nuk e di për sa gjatë i ka mashtruar njerëzit Shelby Svensen duke u shtirur si e shoqja.

Thuajse një vit pas asaj telefonate të fundit, më 1 janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj.

Më 8 janar, hetuesit njoftuan se Svensen është akuzuar për vrasjen e Ivancic, trupi i të cilës u gjet në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë.