JOQ Albania
Home

Trafik droge nga Kanadaja në SHBA, dënohet shqiptari kokë e grupit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 0:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gjykatë në SHBA ka dënuar me 5 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Fabian Mihaj. Ky i fundit cilësohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës nga Kandaja në SHBA. Ai bashkëpunonte me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist dhe nëj tjetër bashkëpunëtor shqitar. Mihaj u arrestua në Kanada në dhjetor të 2016-ës dhe qëndroi për 7 muaj në paraburgim.

Përsa i përket dy motrave, Jonida dhe Denisa Aliçka, ato përfunduan dënimin me 41 dhe 46 muaj burg respektivisht. Me paratë e drogës, dy motrat bënin një jetë luksoze, të cilat përfshinin kirurgjitë plastike, udhëtimet e shtrenjta.

Shqiptari tjetër i arrestuar është Rinald Turhani, i cili po vuan dënimin me 9 vite burg. Ky i fundit ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroiti në Cleveland dhe ishte pronar i një kompanie kamionësh. Ndërsa shoferi i kamionit Leka Konini është dënuar me 41 muaj heqje lirie.

Mihaj disa vite më parë jetonte me Jonida Aliçkën në Ohajo. Ajo punonte si police rezervë, përpara se të arrestohej në 2016-ën. Sipas medave amerikane, Mihaj u kap me një sasi të madhe marijuana mes SHBA-ve dhe Kanadasë. Dyshohet se plani i tij ishte që të bënte mjaftueshëm para dhe më pas të zhvendosej në Toronto me mamanë e fëmijës së tij dhe njerëzit e afërm.