JOQ Albania
Home

Temperaturat do të rriten, por borë sërish do bierë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/01/2019 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është parashikimi i motit për ditën e premte, 11 janar 2019.

Për ditë me radhë na kanë shoqëruar temperaturat e ulëta, ngricat dhe dëbora, ndërsa nesër pritet që temperaturat të rriten lehtë, por dëbora do të vazhdojë të bjerë.

Ja parashikimi i motit për të premten nga IGJEUM:

Sot pasdite priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe. Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

TEMPERATURAT

Ato do të pësojnë rënie të minimumeve dhe rritje të maksimumeve.

Më konkretisht, (e premte dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 10 °C

në vendet e ulëta: 1 / 9 °C

në vendet malore: – 6 / 4 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.