JOQ Albania
Home

Mësuesi filmohet nga nxënësit në klasë duke bërë veprime të turpshme poshtë tavolinës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/01/2019 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mësues zëvendësues në Ohio, SHBA, është filmuar nga nxënësit e klasës së tij teksa bënte veprime të turpshme poshtë tavolinës.

Nxënësit e kanë filmuar mësuesin, Tracey Abraham me celularët e tyre dhe më pas i kanë përdorur pamjet për ta denoncuar.

Në videon e filmuar, thuhet se mësuesi 41-vjeçar duket ndërsa prek veten përpara klasës. Nxënësit që e pikasën sjelljen e pazakonte, e pyetën se çfarë po bënte, por ai u kishte thënë që të shihnin punën e tyre.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në kohën që është filmuar, Abraham kishte celularin në dorën e djathtë ndërsa dorën e majtë e kishte poshtë tavolinës.

Nxënësit i dorëzuan videot tek administruesi i shkollës ndërsa zoti Tracey u pushua menjëherë nga vendi i punës.