Jeta Osh Qef
Home

Vodafone prezanton për herë të parë eksperiencën e rrjetit Gigabit në Shqipëri
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/12/2018 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vodafone, rrjeti më i madh i komunikimit në Shqipëri ka prezantuar sot për herë të parë eksperiencën e rrjetit Gigabit, më i shpejti i përjetuar deri më sot në tregun tonë.

Një arritje e rëndësishme kjo në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

Në eventin e organizuar në zyrat qendrore të Vodafone Albania ishte i pranishëm Achilleas Kanaris, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

Në fjalën e tij Achilleas Kanaris tha:

Ky është një tjetër shembull, se si Shqipëria po ecën në të njëjtat rimte me zhvillimet e Vodafone në mbarë botën.
Jemi këtu sot për të festuar atë që mendoj se është vetëm një segment i vogël i një udhëtimi të gjatë.
Në pesë vitet e ardhshme, ndryshimet që do të ndodhin në infrastrukturën e rrjetit tonë janë të paimagjinueshme.
Kapaciteti i rrjetit dhe eksperienca që klientët tanë do të përjetojnë në pesë vitet e ardhshme, do të ndryshojë krejtësisht nga ajo që kanë provuar deri më sot.
Industritë si shëndetësia, arsimi, logjistika, bujqësia, transporti, energjia dhe shumë të tjerë do të ndryshojnë tërësisht falë këtij revolucioni digjital. Teknologjia në një shoqëri Gigabit do të mundësojë automatizimin më të madh të shërbimeve, inteligjencën artificiale, internetin e gjërave dhe Vodafone së bashku me qeverinë do të punojnë për t’i sjellë këto përfitime edhe në Shqipëri. Vodafone po transformohet në një kompani Gigabit, për të udhëhequr këtë revolucion. Deri në vitin 2023 Vodafone Albania do të jetë një lider dixhital, duke ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovacion të vazhdueshëm në vendin tonë. Vodafone Albania është e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 2001 dhe deri më sot ka investuar mbi 1.4 miliard € në vend. Si një prej kompanive më të përgjegjshme, Vodafone Albania i dedikon fonde të konsiderueshme projekteve sociale, si dhe është një prej punëmarrësve më të spikatur në treg për politikat e zhvillimit dhe rekrutimit të të rinjve.”

Po ashtu i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri,i cili provoi eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë.

Direkt nga zyrat e Vodafone, ministri Gjiknuri pati mundësinë të monitorojë në kohë reale ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR.
Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K u mundësua nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa, pavarësisht distancave të largëta.