Jeta Osh Qef
Home

Gazetarja për studentët: Do të pikëllohen kur të shohin se diploma s’do t’u vlejë asgjë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/12/2018 16:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protesta e studentëve ditën e sotme ka qenë në qendër të vëmendjes ndërsa kanë qenë të shumtë emrat publikë që i kanë mbështetur.  Por sipas gazetares së njohur Edlira Gjoni thotë të gjithë studentët të cilët protestuan sot, do të jenë pa punë nesër, pasi realiteti është i ashpër.

Ajo shkruan se me keqardhje prindërit do të pikëllohen kur të shohin se kanë paguar 5 vite për fëmijën, por diploma e tyre nuk do të vlejë asgjë.

Statusi i plotë i gazetares:

E keqja është se të gjithë këta studentë, nesër do jenë pa punë! Siç janë sot shokët, shoqet, vëllezërit e motrat që kanë mbaruar vjet apo parvjet! Do përplasen me realitetin e ashpër të mrekullive të Rilindjes e çmimeve të para të Bashkisë Tiranë anë e mbanë globit, por punë për ta, nuk do ketë!
Sot artikulojnë ulje tarifash, por në fakt tërmeti i vërtetë i pret pasi ta mbarojnë shkollën, me apo pa tarifa! NUK KA PUNE! NUK KA SHPRESE! NUK KA DRITARE TE HAPUR! AS DRITE NE FUND TE TUNELIT!
Prindërit do pikëllohen përfundimisht kur të shohin se edhe pasi kanë paguar 5 vjet për fëmijën, diploma e tij nuk vlen asgjë!
Nuk ka të ardhme për këta të rinj që "vijnë e ikin, e le të ikin se nuk do i pengoj unë" – thotë kryestilisti që beson versionin e Ahmetajt për rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë!
Protestoni! Jam me ju! Por ama punë për ju, NUK KA! Vend për ju në këtë vend, NUK KA! Është i kapur! Jo nga profesorët, por nga piktorët, doktorët, ministrat me plagjiatura, kriminelët e pushtetit e drogmenët e parlamentit!
Mirë që tarifat duhen ulur, po punën, ku do e gjeni? Puna vdiq! E hëngri Rilindja me gjithë kocka. Ia dha PPP-ve. Edhe në arsim!
Tani të shohim lajmet se duhet të informohemi sa pemë u mbollën sot në Tiranë e sa like and share kanë marrë postimet e kryestilistit!