Jeta Osh Qef
Home

‘Nuk dorëzohemi’, studentët vijojnë protestën derisa të plotësohen të 4 kushtet e tyre
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/12/2018 14:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protestat e forta të studentëve, kanë detyruar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, që të heqë tarifën për provimet e mbartura.

Lajmi është pritur me brohërima nga studentët, por ata janë shprehur se nuk do të ndalin protestën, derisa të plotësohen të gjitha kushtet e tyre.

Studentët janë skeptikë për vendimin e Nikollës dhe për këtë arsye presin një shkresë zyrtare.

Ata shprehen:

Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet.

Disa nga thirrjet e studentëve ishin:

“Ne nuk dorëzohemi”, “E duam Shqipërinë si Europa”, “Ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje”

Në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, studentët kanë kërcënuar me demostratë.

Disa prej tyre u shprehën:

Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne.”

Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi.”

Ndërkohë Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

Katër kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit janë:

1.Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2.Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3.Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4.Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).