Jeta Osh Qef
Home

I prekur nga protesta e studentëve, Taulant Muka merr vendimin e papritur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/12/2018 13:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili dha dorëheqjen disa ditë pasi mori postin, ka njoftuar se do të bashkohet me studentët të cilët po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit për tarifat e shkollimit.

Muka aktualisht ndodhet jashtë vendit për të vazhduar studimet e tij shkencore.

Në një postim në Facebook, Muka ka shkruar se ka prerë biletën për tu rikthyer në Shqipëri.

Postimi i plotë

Sapo bleva biletën e avionit për t’ju bashkangjitur studentëve! Do jem dhe unë mes jush, dhe të gjjthë bashkë të kërkojmë arsim cilësor! Ftoj çdo intelektual të vendit të bëhemi bashke dhe ti japim rinisë një universitet cilësor! Rinia meriton më shumë, meriton dinjitet!