Jeta Osh Qef
Home

Kush është pedagogia, që doli kundër Ramës dhe Nikollës për të mbrojtur studentët?
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06/12/2018 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pedagogja e Fakultetit të Histori Filologjisë, Dhurata Shehri është shprehur se studentët duhen mbështetur me çdo kusht.

Në një postim në rrjetet sociale Shehri ka shkruar se pedagogët duhet të mbështesin studentët sepse në të kundërt do jenë vetë ata, që do ngelin në provim.

"Mbështetje për studentet sot, ndryshe, jemi ne ngelës në provim!", – ka shkruar pedagogja në postimin e saj.

Kujtojmë këtu se me mijëra studentë janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.Ata i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00, nga ministrja Lindita Nikolla, pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata.