Jeta Osh Qef
Home

Pele nuk ka asnjë dyshim kush është më i mirë mes Maradonës dhe Messit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/12/2018 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e futbollit btazilian, Pele nuk ka asnjë dyshim sa i përket krahësimit mes Maradonës dhe Lionel Messit.

78-vjeçari ka dhënë një intervistë për të përditshmen "Folha de Sao Paulo", ku ka deklaruar se Maradona është më i miri.

Ai shpehet:

Maradona është ndër futbollistët më të mëdhenj që kemi pasur ndonjëherë. Nëse më pyesni kush është më i mirë, Maradona apo Mesi, unë them Maradona. Shumë më i mirë. Edhe Bekenbauer e Krujf kanë qenë fantastikë”.

Në fund edhe një koment për Neymar:

Neymar është futbollist fenomenal, por nuk mund ta mbrosh për ato që bën jashtë fushe. Kam folur me të, i kam thënë që Zoti i ka dhuruar talentin, por gjithçka ai bën jashtë futbollit ia ndërlikon jetën. Jo rastësisht në Europë të gjithë flasin për Mbape, edhe pse unë mendoj se Neymar është futbollist më i mirë. As fati nuk e ka ndihmuar, sepse nuk ia ka dalë të triumfojë me Brazilin”/