Jeta Osh Qef
Home

“Autori i vrasjes në ish-Bllok nuk u largua nga vendngjarja, ai priti…”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/11/2018 0:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbuluar mbrëmjen e sotme për ngjarjen në ish-Bllok ku një 26-vjeçar mbeti i vdekur dhe dy persona të tjerë u plagosën.

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se autori I vrasjes,ish komando Mervjol Bilo nuk është arratisur menjëherë nga vendngjarja porka ndenjur akoma në zonën e ish-Bllokut.

Teksa ka analizuar se gjithçka ka ndodhur brenda 1 kohe jo më shumë se 90 sekonda, Hoxha ka treguar se Meviol Billo ka qëlluar në një pozicion gjysmë të ulur, ndërkohë që pas ngjarjes është larguar qetësisht, por duke qëndruar në zonën e Bllokut.

Hoxha tha se sipas informacioneve të tij, Meviol Billo dhe Ervin Mata pasi kanë dalë nga lokali kanë qëndruar në zonën e Bllokut për të parë se si do zhvilloheshin ngjarjet dhe kanë pritur derisa situata është qetësuar.