Jeta Osh Qef
Home

Maçoku që po jeton “jetën e fundit” duke udhëtuar në disa nga destinacionet më të bukura turistike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/11/2018 23:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju mund të “përlesheni” me macen tuaj derisa ta bindni që të bëjnë një banjo, por kjo nuk vlen për një maçok të veçante me emrin Logan. Ai nuk e ka fare problem ujin.

Logan, një bengal dyvjeçar, kalon kohën e tij në disa nga liqenet më të mahnitshme në Kanada.  Ai u bë me një hobi të ri, veç dremitjes pranë sobës, pasi i zoti e prezantoi me paddleboarding.

Maçoku i guximshëm e pëlqeu aq shumë xhiron e tij të parë saqë pronari, JD Batbatan, nga Vernoni, Kanada tani e merr me vete në të gjithë aventurat e tij në ujë.

JD kishte lexuar se raca e Loganit e shijonte ndonjëherë ujin dhe vendosi ta vinte maçokun në provë vitin e kaluar. Ata nuk shkojnë vetëm me aventurat e tyre. Ndonjëherë marrin me vete edhe një dhi, të huazuar nga kolegu i punës së JD.

Dhia e egër jo vetëm që bashkohet me duon në liqen, por gjithashtu merr pjesë edhe në ngjitjet që ata bëjnë herë pas here.

JD dhe Logan tashmë synojnë që të lundrojnë në ujërat amerikane. /JOQ.al/