Jeta Osh Qef
Home

Kush është Babis Karathanos, ekstremisti grek i arrestuar sot në Bularat?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rruga Gjirokastër-Kakavijë u bllokua pasditen e sotme për 10 minuta nga shtetas grekë që kishin shkuar në varrimin e ushtarit grek në Bularat, Kostandinos Kacifas.

Organizatori ishte një ekstremist grek, i cili është emër i njohur për shqiptarët.

Babis-Harallambos Karathanos u arrestua pasi bashkë me tre shokë pasi organizoi grekët për të bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos dhe trafik.

Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë, një oficer dhe një pjesëtar i FA i cili u ekzekutua në vendroje. Karathanos arrestohet një vit më pas në Greqi, pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare si njeriu që hyri në territorin shqiptar bashkë me një grup të armatosur prej shtatë personash të cilët kryen masakrën.

Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Babis-Harallambos Karathanos ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit.