Jeta Osh Qef
Home

Gjithmonë disa hapa para, Kina prezanton folësin e parë robotik të lajmeve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/11/2018 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës ka prezantuar folësin e parë robotik të lajmeve.

Xinhua News pretendon se folësi i tyre me inteligjencë artificiale mund të lexojë tekstet si një folës profesional i lajmeve, ndonëse jo të gjithë mund të pajtohen.

Spikeri thotë në gjuhën angleze, në fillim të raportit të tij të parë:

Përshëndetje, po shikoni programin e lajmeve në gjuhën angleze. Unë do të punoj pa u lodhur për t’ju informuar, pasi tekstet do të shtypen në sistemin tim pa ndërprerje. Shpresoj t’ju sjell përvojat e reja të lajmeve."

Sogou, një motor kërkimi kinez, është përfshirë në zhvillimin e sistemit të këtij produkti të inteligjencës artificiale.

Xinhua thotë se prezantuesi mund të “punojë” 24 orë në ditë në faqen e internetit dhe kanalet e mediave sociale, duke e cilësuar këtë si “reduktim të kostove të prodhimit të lajmeve.

Agjencia thekson gjithashtu se robotët mund të jenë veçanërisht të dobishme për shpërndarjen e raporteve të fundit të lajmeve në kohë reale.

Ndërkaq, një sistem tjetër i inteligjencës artificiale është përdorur më parë për të sintetizuar zërat, lëvizjet dhe shprehjet e prezantuesit.