Jeta Osh Qef
Home

Një tjetër emigrant humb jetën në ndjekje të ëndrrës evropiane, 2000 viktima për këtë vit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/11/2018 21:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trupi i pajetë i një emigranti që humbi jetën në përpjekje për të kaluar Mesdheun për një jetë të re në Perëndim është nxjerrë në breg nga roja bregdetare spanjolle.

Imazhi tregon një oficer spanjoll të rojës civile duke tërhequr trupin e pajetë në breg, ndërsa një koleg e shikon me valët që lëkunden butësisht në breg.

Imazhi i dhimbshëm është shkrepur në afërsi të fshatit Canos de Meca në Spanjën jugore, ku shtatë trupa u tërhoqën nga uji pasi varka u përplas me disa shkëmbinj.

Më herët këtë javë OKB deklaroi se më shumë se 2,000 emigrantë kanë vdekur deri më tani për këtë vit duke u përpjekur që të kalojnë Mesdheun për të arritur në Evropë.

Në fundjavë të paktën 17 emigrantë humbën jetën në hapësirën kohore të 24 orëve ndërsa përpiqeshin të kalonin detin nga Afrika e Veriut në Spanjë. Ekipet e shpëtimit kapën më shumë se 100 të tjerë, njoftoi të hënën roja bregdetare e Spanjës.

Spanja është bërë tashmë destinacioni kryesor për emigrantët pa dokumente dhe refugjatët nga Afrika dhe Lindja e Mesme që përpiqen të arrijnë Evropën.

Gadishulli Iberik është bërë një objektiv i ri për ta që kur qeveria e Italisë filloi një goditje kundër emigracionit pas marrjes së detyrës në qershor të këtij viti. /JOQ.al/