Jeta Osh Qef
Home

Alexis Tsipras flet për herë të parë për vrasjen e Kaçifas në Bularat
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është mbajtur funerali i Kostandinos Kaçifas, minoritari grek, i cili u vra me 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat,

Lidhur me këtë çështje ka folur sot për herë të parë kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras.

Në një intervistë televizive në Athinë, ai tha se hidhërimi i familjes është i justifikuar, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai ka thënë:

Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Unë siguroj se Greqia bëri gjënë e duhur që nga dita e parë. Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme. Fakti i pakëndshëm na detyroi të harrojmë se fshati Bularat atë ditë ne ishim në varrezat ushtarake të heronjve tanë të rënë në Shqipëri pas 70 vjetësh të pranisë së ministrit grek të kulturës.Ngjarje e pakëndshme, ne duhet të ecim përpara për t’i caktuar të drejtat minoritetit. Ne do të vazhdojmë në këtë dialog. Ne kemi vendosur një politikë për të zgjidhur problemet kronike në politikën e jashtme.  Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke.”

Io6p98